Arbëri

Limaj uron Metën për të parin e Shqipërisë

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar Ilir Metën për postin e të parit të Shqipërisë.

“Miku im i dashur, President Ilir Meta. Me kënaqësi të veçantë e mirëprita zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën tuaj të re. Shpreh bindjen time të plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni ju, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit. Po ju shpreh urimet e mia më të mira për veprimtarinë e ardhshme tënden plotë përgjegjësi”, thuhet në telegramin e urimit të kreut të Nismës për Kosovën.