Arbëri

Thaçi: Kosova gjithnjë ka përkrahur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka përkrahur gjithnjë Malin e Zi për anëtarësim në NATO.

Me një shkrim në Facebook, ai tha se ky është një hap inkurajues për çdo shtet në Ballkan.

“Vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO është lajm i mirë për gjithë rajonin tonë. Kosova e ka përkrahur gjithnjë Malin e Zi në këtë hap të rëndësishëm, i cili është me ndikim të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal".

Tutje ai ka thënë se ky është hap inkurajues për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, i cili aspiron të bëhet pjesë e NATO-s, sepse vetëm përmes bashkëpunimit shumëpalësh mund t’u jepet përgjigje sfidave të sigurisë kudo në botë.

"Kosova ka qenë dhe mbetet promotore e fqinjësisë së mirë, me vizion të qartë integrimin euroatlantik”, ka shkruar Thaçi.