Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Akademi Përkujtimore për të nderuar komandantin Ilaz Kodra

Respekti më i mirë që mund t’i bëhet heroit Iliaz Kodra dhe të gjithë të tjerëve të rënë në liri dhe pavarësi, është që të punohet me tërë dijen dhe vullnetin për të demokratizuar dhe zhvilluar institucionet shtetërore, duke e zhvilluar ekonominë tonë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të bërë Kosovën pjesë të NATO-s dhe BE-së.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të heroit dhe komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se në vigjilje të kësaj akademie kushtuar rënies heroike të Ilaz Kodrës, sot u ka dorëzuar shoqatave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës draftligjin, nëpërmjet të cilit Republika e Kosovës institucionalizon mbrojtjen e vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell KP.

Në vazhdim të fjalës së tij, Veseli përmendi edhe dy vajzat, Flaka, vajza e doktor Fatmir Fazliut dhe Krenarja, vajza e vogël e komandantit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, heroit Ilaz Kodra.

“Jam shumë i sigurt se këto dy vajza do të tregojnë në mënyrë dinjitoze se cila është Republika e Kosovës dhe cili është shteti ynë“, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi tha se lufta dhe veprimtaria e tij është e paharrueshme dhe se kujtimi për të me të drejtë do të jetë i përhershëm.

“Respekti më i mirë që mund t’i bëjmë heroit Iliaz Kodra dhe të gjithë të tjerëve të rënë në liri dhe pavarësi është që ne të punojmë me tërë dijen dhe vullnetin për të demokratizuar dhe zhvilluar institucionet shtetërore, duke e zhvilluar ekonominë tonë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të bërë Kosovën pjesë të NATO-s, të BE-së dhe për të vazhduar miqësinë e përhershme me SHBA-në”, tha ai.

Vajza e komandantit Kodra, Sumeja Kodra në fjalën e saj tha se si familje janë krenarë për heroizmin e tij.

Ajo u shpreh se sot mbizotëron krenaria për të qenë bijë e heroit të Kosovës.

"Babai ynë si bashkëluftëtarët e tij me vetëdije të plotë ra në frontet e luftës duke i shërbyer atdheut me çmimin më të lartë, jetën e tyre. Sot në zemrat tona nuk mbizotëron pikëllimi por mbizotëron krenaria e një komandantit të rënë heroikisht në themelet e lirisë së Kosovës ", tha ajo.

Ndërkaq, historiani Sabit Syla, rrëfeu në pika të shkurtra gjithë çfarë kishte përjetuar heroi Ilaz Kodra së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë.

Ai tha se para luftës në Kosovë vërehej shtypja dhe presioni serb ndaj veprimtarëve dhe civilëve.

Shërbimi sekret serb, vijoi ai, kishte rënë në dijeni për veprimtarinë e Ilaz Kodrës dhe shpalli aktakuzë për 15 veprimtarë shqiptar për 'terrorizëm dhe ndihmë dhënë terroristëve'

Akademia Përkujtimore për të nderuar heroizmin e Komandantit Ilaz Kodra, u organizua nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.