Arbëri

Behrami: Ka pasur shkelje procedurale gjatë nënshkrimit të kontratave për materialet e Hemodializës

Liridona Behrami nga KDI në “Express Intervistën” në KTV ka thënë Ministria e Shëndetësisë për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, kishte zhvilluar një procedurë të hapur dhe dy procedura të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë.

Sipas saj ka pasur rreth tetë muaj vonesë deri në nënshkrimin e kontratës. Dhe sipas Behramit çmimet e kontraktuara në këtë kontratë (emergjente) janë të larta duke u bazuar në atë që, me operatorin e njëjtë MSH-ja pas vetëm disa muajve nënshkruan kontratë (me procedurë të rregullt) me çmime deri 209% më të lira

Keqpërdorimi sipas saj ka ndodhur te nënshkrimi i kontratës, që shkon mbi 280 mijë euro.

“Shkelja nuk mund të bëhet, pasi ajo ishte bërë te tenderi. Vlera e kontratës ishte 284 mijë euro, dhe këtu është keqpërdorimi. Kjo është dashur të nënshkruhet edhe nga ministri pasi është vlerë e madhe. Kjo kontratë ishte nënshkruar vetëm nga Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit përkundër që me nenin 26.2 të Ligjit për Prokurim Publik parashihet që Kontratat me vlerë të madhe mbi 125 mijë euro duhet të nënshkruhen përveç nga Zyrtari përgjegjës i prokurimit edhe nga Zyrtari Kryesor Administrativ si dhe nga Ministri”, është shprehur Behrami.

Dallimi mes kontratave, sipas Behramit është shumë i lartë.

Një kompani e sapohapur fiton të gjitha tenderët në vlerë që arrin gati 3 milionë euro.

“Servisimi ka qenë i përshirë në kontratat e kaluara. Nuk kemi hulumtuar akoma në këtë aspekt prandaj nuk mund të themi se në çfarë shume arrin kjo kontratë. Këto produkte janë funksionale dhe nuk kemi ende asgjë konkrete, nëse paraqesin ndonjë problem te pacientët apo jo. Koncentrati pluhur është dukshëm më i mirë se ai i lëngshëm, por edhe ky nuk është produkt i dobët. Por, ruajtja e produktit të lëngshëm është më e vështirë e gjithashtu edhe vendi ku ruhet është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Behrami.