Arbëri

Ambasadori gjerman në Serbi kërkon nga Kosova heqjen e taksës

Foto: Forumi i Sigurisë në Beograd 2018/Flickr

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se Gjermania mbështet dialogun Kosovë-Serbi si dhe ndërmjetësimin e BE-së në këtë proces.

Ai shpreson që formati i dialogut do të mbetet i njëjtë dhe i ka bërë thirrje Prishtinës që të heq taksën, raporton EWB.

“Marrëveshja duhet të bazohet në parime multietnike, të sigurojë të drejta për pakicat dhe standarde demokratike. Veç kësaj, duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit”, ka theksuar Shieb, transmeton Koha.net.

Ambasadori ka mirëpritur arritjet e deritashme, siç është liria e lëvizjes, njohja reciproke e diplomave si dhe përmirësimet në fushën e telekomunikacionit dhe drejtësisë, që ka sjellë standarde më të mira jetese për serbët dhe shqiptarët.

Sipas tij, Beogradi dhe Prishtina duhet të ulen dhe të negociojnë në mënyrë që të arrijnë këto zgjidhje.

Ai kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një prej kushteve që Serbia duhet t’i plotësojë drejt procesit për anëtarësim në BE.