Arbëri

Themelohet Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë në New York

Descriptive Text

Në Queens të New Yorkut, themelohet Akademia e studentëve shqiptaro- amerikanë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shtetit për Diasporën në Shqipëri, e cila thekson se të shtunën, më 16 mars 21 studentët e parë firmosën aktin e themelimit të saj.

Dega e “Vatrës” në Queens deklaroi publikisht se nisi nga funksionimi Akademia e studentëve shqiptaro-amerikanë. Akti i themelimit është firmosur nga 21 studentët e parë, shkruan atsh.

Në të njëjtën mbrëmje, dega e “Vatrës” në Queens me kryetar Skënder Murtezani organizoi një veprimtari përkujtimore kushtuar 54-vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të “Vatrës”, editorit të parë të “Diellit”, dhe Atit të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare, Fan S. Noli, si dhe përkujtimit të demonstratave të marsit të vitit 1981 në Prishtinë.