Arbëri

Ndalohet ndërtimi i minares 32 metra në xhaminë Ali Pasha në Ohër

Foto: Alsat

Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimi Kulturore e ka ndaluar ndërtimin e minares 32 metra e xhamisë Ali Pasha në Ohër.

Inspektorati për mbikëqyrje, i cili të premten ka dalë në terren, ka vërtetuar një sërë parregullsish nga miratimi konservator me çka është gjobitur investitori.

Për këto parregullsi me vite kanë reaguar aktivistët e “Sovest” të cilët për sot mbas dite kanë paralajmëruar protestë, të cilin më pas e shtynë sepse kishin lënë takim paraprak me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, raporton Alsat-M.

Në ndërkohë, ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, ka përkrahur institucionet që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me kompetencat.

Betejën për të vërtetuar se ndërtimi i minares së xhamisë në Ohër është i paligjshëm, “Sovest” po e lufton tashmë tre vjet, ndërsa se si do të zhvillohen punimet në të ardhmen do të vendoset pas takimit të përbashkët me Zaevin.