Arbëri

Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, bashkë në trajnimin për kërkim-shpëtim malor

Foto: Olta Xhaçka / FB

Bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë është duke vazhduar në fusha të ndryshme.

Kësaj radhe, efektivë të batalionit të Mbështetjes Rajonale të Shqipërisë janë bërë bashkë me kolegët nga FSK-ja për një trajnim malor.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Facebook.

“Efektivët e batalionit të Mbështetjes Rajonale u bënë sërish bashkë me kolegët e tyre nga Forca e Sigurisë së Kosovës, për t’u trajnuar për kërkim – shpëtimin malor në Qendrën e Trajnimit për Kërkim - Shpëtim në Pomozatin”, ka shkruar ajo.

{gallery}