Arbëri

Sonte në “Puls” flet ministri Lluka për problemet në ndërmarrjet publike

Sonte në “Puls” të Kohavisionit është ftuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili do t’u përgjigjet interesimeve në lidhje me problemet në ndërmarrjet publike të Kosovës.

Ndër të tjera edhe për:

* Sa është numri i ndërmarrjeve publike që janë para falimentimit dhe cilat janë ato për shkak të keqmenaxhimit?

* Sa punëtorë janë punësuar në ndërmarrjet publike nën menaxhimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik?

* A pritet të privatizohet Telekomi i Kosovës pasi është në gjendje të rëndë, apo do të mbetet strehë për punësime të militantëve?

* Pse nuk e ka alarmuar gjendjen e rëndë Njësia për monitorimin e ndërmarrjeve publike në MZHE?

* Sa është numri i lejeve për miniera dhe minerale dhe sa janë aktive?

Emisioni “Puls” transmetohet prej orës 20:00 në KTV dhe 21:40 në TV ARTA.