Arbëri

Ambasada e Kosovës në Hagë jep numrat emergjentë pas sulmit në qytetin e Utrechtit

Descriptive Text

Ambasada e Kosovës në Holandë ka ofruar numrat emergjent për shtetasit e Kosovës pas sulmit që ka ndodhur në një tramvaj në Utrecht të Holandës.

Ata kanë njoftuar se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur, ku është raportuar për disa të plagosur, transmeton Koha.net.

“Ambasada e Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron numrin emergjent për shtetasit e Kosovës: +31 65 385 0307”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve.