Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL mban të hapur kuletën për OJQ-të

Edhe një marrëveshje e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për financim të një OJQ-je është nënshkruar sot.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Center for education and development ELITA”, Luljeta Krasniqi për financimin e projektit “E drejta juaj, ndikimi juaj përmirëson qeverisjen lokale në komunën tuaj “, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha,net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi i projektit është të nxisë qeverisjen e mirë nëpërmjet fuqizimit të qytetarëve dhe qeverisjes lokale të përgjithshme ku njëkohësisht për të diskutuar rreth problemeve konkrete që i preokupojnë qytetarët kryesisht në zonat rurale i bënë bashkë femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve që jetojnë në këto 4 komuna ku do të zhvillohen aktivitetet e këtij projekti.

Po sot zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Together Initiative for Progress”, Edis Prapashtica për financimin e projektit “Promovimi i zhvillimit ekonomik lokal si formë e partneritetit ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile”.

Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve ne fushën e ndërmarrësisë dhe aftësimin e tyre për themelimin e bizneseve, duke marrë ne konsideratë resurset natyrore të zonave të caktuara rurale dhe urbane në komuna, si dhe partneritetit me komunat e biznesit për të rritur pjesëmarrjen qytetare në jetën publike.