Arbëri

Daçiq: Shqiptarët nuk janë aq trima për të folur vetë për Shqipërinë e madhe

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sot ka thënë se Serbia po reagon me maturi ndaj atyre që ai i ka quajtur provokime që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe se nuk e ka të lehtë të durojë deklaratat e përditshme për krijimin e Shqipërisë së madhe, transmeton Koha.net.

“Kjo është njësoj sikur ne të flisnim për bashkimin me serbë nga rajoni. Askush nuk po reagon nga skena ndërkombëtare e i pari që ka reaguar ka qenë Johannnes Hahn pas bisedave me mua dhe ai pastaj ka marrë sulme të rënda nga Prishtina. Kjo nuk po ndodh rastësisht, shqiptarët nuk janë aq trima për të folur vetë për Shqipërinë e madhe”, citon rts të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës së Colmarit do të ketë pasoja të mëdha në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Serbisë e Francës.

“Serbia është e qetë dhe reagon me maturi, por mendoj se askush nuk duhet të luajë me Serbinë dhe popullin e saj. Reagojmë me maturi dhe e dimë se nuk duhet nxehur situatën dhe se zgjidhja është me marrëveshje. Shqiptarët po luajnë të gjitha ose asgjë, e, i porosis që të mos luajnë”, ka përfunduar Daçiq.