Arbëri

Konjufca pendohet që ka hedh gaz lotsjellës në Kuvend, thotë se duhej të përdorte allti me gaz

Descriptive Text

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një postim në Facebook ka ironizuar me vendimin e gjykatës lidhur me gjuajtjen me armë të zëvëndëskryeministrin Dardan Gashi dhe ministrin Endrit Shala, e cila u shqiptoi dënim me gjobë.

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjuajt Qeverinë. Gjykata paska pas me më shpall të pafajshëm e me më liruar! Nuk kanë thanë kot pleqtë - njeri hjek për mend”, ka shkruar Konjufca.