Arbëri

Kosnett: Kosova po ngec si pasojë e korrupsionit dhe dhunës ndaj gazetarëve e pakicave

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Pas raportit të Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut ku përmenden një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet Kosova, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett.

“Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018 u lansua. Një hap përpara i ndërmarrë ishte miratimi i Kodit të rishikuar Penal. Kosova vazhdon të ngec si pasojë e korrupsionit, sulmeve ndaj gazetarëve, dëbimit të shtetasve të huaj pa proces të rregullt gjyqësor dhe dhunës ndaj pakicave”, shkroi ai në Twitter.

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2018 thekson korrupsionin në strukturat qeveritare, kërcënimet e dhunën ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave nga forcat e rendit, si dhe kthimin e personave që përmbushin standardin e refugjatit në vendet e origjinës.

Raporti vuri në dukje edhe një numër problemesh në zbatimin e drejtësisë.