Arbëri

Qytetarët të shqetësuar me humbjen e kursimeve në Trust

Foto: Reuters / ilustrim

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, gjatë vitit 2018, ka shënuar rënie të performacës prej 5.2 për qind, çka ka ndikuar që humbjet të shkojnë deri në 84.7 milionë euro. Bilanci negativ gjatë vitit 2018 ka prekur të gjitha llogaritë e kontribut-paguesve.

Shumë nga kontribut-paguesit e kishin kuptuar se kanë humbur nga kursimet e tyre gjatë vitit të kaluar, vetëm kur në adresat e tyre ka arritur pasqyra e llogarisë.

Blerta është një qytetare nga Prishtina, e cila tregon se në pasqyrën që ka pranuar nga Fondi ka vërejtur se në llogarinë e saj janë në gjendjen minus, më shumë se 700 euro.

“Nuk po e kuptoj mënyrën e humbjeve të parave të mia, por është vlerë shumë e lartë. Madje tashmë po dyshoj në sigurinë e parave pasi që deri në moshën e pensionit çfarë do të ndodh me llogarinë time në trustin e kursimeve?”, thotë ajo.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të Trustit të Pensioneve nuk kanë qenë të gatshëm të japin ndonjë përgjigje lidhur më humbjet apo edhe rikuperimin e investimeve. Por, në faqen zyrtare të këtij institucioni, thuhet se në dy muajt e parë të këtij viti, kthimi bruto nga investimet ka shkuar rreth 90 milionë euro. Kjo shifër, besohet se ka kompensuar plotësisht apo edhe ka tejkaluar rënien e vlerës së investimeve gjatë tre muajve të fundit të vitit 2018.

Edhe ekspertë të çështjeve financiare, thonë se mjetet e qytetarëve mund të rikuperohen, por shqetësuese, sipas tyre, mbetet fakti që kursimet e kontributpaguesve vazhdojnë të mbahen në tregje të ndryshme ndërkombëtare.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.