Arbëri

Haradinaj: Komunitetet të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që pjesë e dialogut me Serbinë të jenë edhe komunitetet në Kosovë.

“Me qëllim që në Delegacionin Shtetëror për Dialogun me Serbinë të përfshihen edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë, këtë mëngjes bashkëbisedova me deputeten e komunitetit turk, Müfera Şinik dhe Enis Kervan, ekspertiza e të cilit do të jetë e mirëseardhur në procesin e dialogut të Brukselit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se komunitetet joshumicë, përfshirë edhe turqit, janë pjesë e pandashme e realitetit të Republikës së Kosovës duke u dhënë mbështetje të gjitha proceseve të shtetndërtimit.

“Fuqizimi i turqve të Kosovës në kontekst të dialogut me Serbinë ndikon në forcimin e pozicionit të vendit tonë si shoqëri e vlerave, siç janë shumëetniciteti dhe diversiteti kulturor”, ka shkruar Haradinaj.