Arbëri

Tirana gati parkingun e tretë nëntokësor

Pas dy parkingjeve të para nëntokësore, atij në Sheshin “Skënderbej”dhe atij te ish-stacioni i trenit, është thuajse gati edhe parkimi i tretë i këtij lloji në Tiranë.

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar parkimin nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”, i cili pritet t’i japë zgjidhje çështjes së parkimit të makinave në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, kjo edhe për shkak të fluksit nga juglindja.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili thekson se veç parkimit nëpërmjet këtij investimi do të fitohet edhe një kënd modern lojërash për fëmijë dhe hapësirë rekreative për më të rriturit.

“Edhe pak ditë punë nga parkimi nëntokësor te “Rruga e Elbasanit” dhe sipër Këndi i Lodrave “7 Xhuxhat”! Ky është parkingu i 3-të nëntokësor dhe këndi i 43-të publik i lodrave! Çfarë nuk thanë, por në fund veprat mbeten, jo fjalët! #TiranaQëDuam”, shkruan Veliaj.

{gallery}