Arbëri

Raporti që dëshmon shpenzimet rekorde në përvjetorin e nëntë të Kushtetueses

Foto: Koha

Gjykata Kushtetuese ua ka dëshmuar bujarinë disa prej mysafirëve që kishin marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të saj, të organizuar fundvitin e shkuar.

Saktësisht 45 prej mysafirëve nuk ishin lëshuar pa dhurata.

Fatura e secilës prej tyre kishte vlerën 171.10 euro, ka shkruar Koha Ditore në numrin e sotëm.

Kjo gjykatë nuk e kishte rrudhur dorën në asnjë shpenzim për këtë eveniment. Kishte harxhuar shumë në dekor e ndriçim.

Dreka për një person kishte çmimin 32 euro, kurse vendosja e një flamuri në shtizë kishte kushtuar 171.10 euro.

Totali i të pesë faturave, që për këtë ngjarje ka shkuar tek hoteli “Emerald”, është 54.360.67 euro.

Koha.net u sjell raportin e plotë të shpenzimeve rekorde të gjykatës më të lartë të shtetit në përvjetorin e nëntë të saj.

{gallery}