Arbëri

Ushtrime të KFOR-it në Dragash

Descriptive Text

Forca të KOFR-it në Kosovë sot kanë vazhduar ciklin e ushtrimeve, siç thuhet, për të qenët ë gatshme për veprim të shpejtë në gjithë territorin e Kosovës me qëllim të pengimit të çfarëdo kërcënimi që do të mundë ta rrezikonte këtë territor.

Ushtrimet e sotme po zhvillohen në jug të Kosovës ku forcat e KFOR-it ushtrojnë ruajtjen e sigurisë së e vendbanimit.

“Kësaj radhe ushtrime po mbahen në komunën Dragashit dhe në to është i përfshirë grupi luftarak i Forcës multinacionale të Perëndimit”, njofton faqja zyrtare e KFOR-it, transmeton Koha.net.

Siç theksohet, aksioni përfshin transferimin me helikopterë kroatë të ushtarëve moldavianë e italianë në rajonin e mbrojtur gjatë ditës e natës me taktikë lëvizëse.

-“Ushtrimet në terren janë pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për shtimin e gatishmërisë dhe sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thonë në KFOR”.