Arbëri

Haradinaj nga Prishtina ka një mesazh për Serbinë e “të nënshtruarit” në Kosovë

Descriptive Text

Nuk harron shqiptari, thotë ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve në sheshin Zahir Pajaziti pas arritjes nga Strasburgu.

Haradinaj, që ishte për katër muaj i ndaluar në Strasburg për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia dhjetë vjet më parë, ka deklaruar se qeveria serbe duhet të ketë parasysh se e ka gabim mendimin se shqiptarët kanë harruar flijimin që kanë bërë gjatë luftës.

"Duhet t'ia bëjmë ashtu siç ja ka bërë kroati", thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se ata që e krijuar këtë situatë janë po të njëjtit që në kohë të luftës i sulmuan në shtëpinë e tyre në Gllogjan.

"Janë po këta njerëz që kanë provuar me na vra te gjithëve, Vuçiqi, Daçiqi e baba i tyre Milosheviqi", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se duhet treguar vendi edhe të nënshtruare në Kosovë, që sipas tij e kanë bllokuar vendin tash e dy vite.

"Qe dy vjet jemi blloku se s’po guxojmë me thanë që kemi gabuar, se kufiri është gabim", ka thënë Haradinaj.