Arbëri

Sot parashikohet të bjerë shi në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje shiu, kurse temperaturat maksimale do të arrijnë në 19 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme. Të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius”, njofton IHMK.

Po ashtu, do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave.