Arbëri

Xhaferi: Jemi mirë, s’ka vend për panik

Nuk nevojë për panik, kështu deklaroi kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Talat Xhaferi, në një linjë telefonike për Alsat-M.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë Zaev përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për gazetarët deklaroi puçistë të vërtetë janë ata funksionar të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore. Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, tha kryeparlamentari i Maqedonisë, Xhaferi.

Protestuesit sot kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e konferencave janë të bllokuar bashkë, gazetarët me shumicën parlamentare. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia, edhe ai është në mesin e të lënduarve.

Shumica parlamentare në Kuvend, deputetët LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. Menjëherë pas votimit Xhaferi ka dhënë betimin ndërkohë froni i kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.

Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar” të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltën e tyre tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend.