Arbëri

Gashi: Qeveria edhe zyrtarisht pezulloi projektin e Lumbardhit

​Është zhvilluar takimi i komitetit ndërministror për çështjen e projektit të përfolur rreth investimeve mbi energjinë e ripërtërishme në Lumbardhin e Pejës.

Anëtari i këtij komisioni, i deleguar nga Ministria e Financave, zëvendësministri Fatmir Gashi, ka bërë të ditur në Facebook se është arritur që nga sot edhe zyrtarisht të pezullohet puna e këtij Komiteti dhe rrjedhimisht me të edhe çështja e projektit të Lumbardhit, transmeton kp.

Ky është postimi i tij:

“Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me ç’rast, sipas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezullohet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh”, ka shkruar Fatmir Gashi.