Arbëri

Serbia kërkon ndihmën e Greqisë kundër Kosovës në UNESCO

Ministri serb për Punë Aleksandar Vulin ka biseduar sot me ambasadorin grek në Beograd Ilias Iliadis dhe e ka falënderuar atë për “qëndrimin parimor të Greqisë lidhur me çështjen e Kosovës”, siç ka thënë ai, pjesë përbërëse të Serbisë dhe ka kërkuar përkrahje të sërishme kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net.

Iliadis, siç njofton FoNet, ka theksuar se Greqia nuk e njeh Kosovën dhe për këtë bazohet në të drejtën ndërkombëtare.

Në takim ka pasur fjalë edhe për mbledhjen e ardhshme të qeverive të dy vendeve që do të mbahet në pranverë në Selanik.