Arbëri

Nesër protestohet për dënimin minimal ndaj shoferit që goditi për vdekje dy gra

Foto: Ilustrim

Të mërkurën, 6 mars, do të protestohet afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, kundër dënimit të vogël ndaj personit që kishte goditur për vdekje dy gra në “Rrugën B” në kryeqytet.

20- vjeçari L.M i kishte goditur me veturën e tij dy këmbësore në Rrugën B, vitin e kaluar, ndërsa dje Gjykata Themelore e dënoi atë me 3 vjet e gjysmë burgim.

Babai i viktimës në aksidentin në Rrugën B: Shteti ma vrau për së dyti vajzën

Kjo nga familjarët e viktimave u cilësua si “vrasje për së dyti”.

Familjarët kanë bërë të ditur se nesër do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë, me fillim prej orës 12:00.

“Neve na vranë për së dyti, sot motra ime nesër mund te jetë dikush tjetër me këtë sistem te drejtësisë jemi ngulfat. Mos të harrojmë me 7 vite burg është dënuar një qytetar i komunitetit rom për vjedhjen e 480€! Për dy jetë njerëzish u dënua me 3.5 vjet burgim (lirohet për mbrojtje në liri )... Prandaj miq ju ftoj të gjithëve që t’i përkrahim këto dy familje në këtë protestë sepse siç tha edhe Afrim Abdullahi (baba i Lindës) na vranë për së dyti! Në rrugë të shkelin e në gjyq të vrasin! Për përkrahje të familjarëve të viktimave ju ftoj në protestë nesër 06/03/2019 në orën 12:00 te pallatet e PADREJTSISË në Hajvali ma saktësisht te gjykata themelore! Ju lutem shumë! Shpërndajeni sa më shumë”, ka shkruar Petrit Abdullahu në postimin e tij në Facebook.

Image