Arbëri

“Po pritet momenti i volitshëm për t’u sulmuar veriu i Kosovës”

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Kosova me akuzat ndaj nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radoiçiqi po e dëshiron dobësimin e mbrojtjes serbe për veriun e Kosovës.

Vuçiq në RTS, duke komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se e ka dëbuar Radoiçiqin, ka thënë se në Kosovë është e ditur se Radoiçiq është njëri nga personat kryesorë në atë rajon dhe ka shtuar se “tash në Prishtinë po e presin momentin e volitshëm për ta sulmuar veriun e Kosovës”, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se është i kënaqur që Serbia nuk ka rënë në kurthet e provokimeve të rrjeteve agjenturore.

Vuçiq ka potencuar se njëri nga kryesorët e një agjencie informative perëndimore i ka kumtuar se është bërë përpjekje inskenimi i rasti me gënjeshtrën e hapët se Radoiçiqi është vrasës.

“Ende s’e kemi fletë arrestin e kuq, assesi të marrim ndonjë gjë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.