Arbëri

Qeveria serbe e hidhëruar, mbledhje e jashtëzakonshme pas lirimit të Haradinajt

Qeveria e Serbisë sot mban mbledhje të veçantë, të jashtëzakonshme, pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt, transmeton Koha.net.

Serbia kishte bërë kërkesë për ekstradimin e Haradinajt.

Mediet serbe e kanë pritur me habi lirimin e Haradinajt dhe e kanë akuzuar rëndë drejtësinë franceze.

Haradinaj është liruar sot nga Gjykata e Apelit në Colmar e cila hodhi poshtë kërkesën e Beogradit për ekstradimin e tij.