Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Elmi Reçica përshëndet vendimin për lirimin e Haradinajt

Zv-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka përshendetur vendimin për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se u rikonfirmuar se Haradinaj është ndaluar padrejtësisht në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Por, qe këto akuza, sipas tij, janë të pabaza dhe nuk përbëjnë asgjë të vërtete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i plotë i Reçices:

E përshëndes vendimin pozitiv të gjykatës franceze në Colmar për lirimin e z. Ramush Haradinaj, që ishte ndaluar padrejtësisht në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, përmes Interpolit, me akuza të pabaza që nuk përbëjnë asgjë të vërtetë.