Arbëri

Sot, mot i ngrohtë dhe me shi në Shqipëri

Mot me vranësira parashikohet të mbizotërojë edhe sot në Shqipëri.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar edhe reshje shiu me intensitet të ulët gjatë mesditës në veri e jug të Shqipërisë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-21 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1,5 metra.