Arbëri

Thaçi: Lirimi i Haradinajt lajm i mirë për Kosovën

Lajm të mirë për Kosovën e ka cilësuar lirimin e Ramush Haradinajt presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Me një reagim të menjëhershëm në Facebook, Thaçi ka shkruar se vërtetuan shpifjet e shërbimeve serbe kundër UÇK-së.

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën. Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, ka shkruar Thaçi.