Arbëri

SHBA-ja konfirmon përkrahjen për KFOR-in dhe Bondsteelin

Foto: Driton Paçarada

SHBA-ja ka konfirmuar përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në Kampin Bondsteelit, transmeton Koha.net.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-së i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.