Arbëri

Sot seanca gjyqësore për Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot del sërish para gjykatës në Colmar të Francës.

Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit e gjykata pritet të marrë një vendim përfundimtar për rastin e tij, transmeton Koha.net.

Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga 4 janari i këtij viti.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.