Arbëri

Haradinaj thotë se Qeveria është e gatshme të ndihmojë për shërimin e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se e ka telefonuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

“Mora vesh që Albini ishte me shqetësim shëndetësor, unë e kam telefonuar sot në mëngjes, i kam ofruar edhe si Qeveri nëse ka nevojë për ndonjë përkrahje, për ndonjë kujdes. Jam dëgjuar edhe më kolegun e tij, Liburn Aliun, shpresoj që nuk ka ndonjë kiamet, por nëse është ashtu jemi ofruar si Qeveri. E shfrytëzoj rastin edhe për opinionin edhe për gjithë popullin, t’i uroj shërim të shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Albin Kurti është shtrirë në Klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal, ka njoftuar ish -drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitija, sipas të cilit gjendja e Kurtit është stabile.