Arbëri

Musliu i Bujanocit thotë se kryetar e ka Edi Ramën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu ka deklaruar sot se kryetari i tij është Edi Rama dhe jo Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Si njoftojnë mediet serbe, ai ka thënë se nuk i intereson që në dokumentet i tij shkruan se jeton në Serbi dhe ka shtuar se “unë jetoj në Luginën e Preshevës”.

Në insistimin e gazetarit të TV1 se kë e konsideron kryetar, ai është përgjigjur: Iu thashë, Edi Ramën.

Ai po ashtu k theksuar se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës e Shqipërisë.