BOREA pritet të finalizohet pas dy vjetësh Foto: ilustrim

BOREA pritet të finalizohet pas dy vjetësh

26 prill 2017 21:05

Teleferiku, hoteli dhe tri ski lift e presin qytetin e Pejës. Kjo në kuadër të qendrës së skijimit BOREA e cila, pritet pas dy vjetësh.

Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ai theksoi se nuk ka asnjë dyshim që pas dy vitesh Peja do ta ketë këtë qendër.

"Para 10 majit ish dashtë me përfundu këto procedura, dje atyre ju mbeten 24 muaj në bazë të marrëveshjes e cila është e panegociueshme ta ndërtojnë qendrën", ka thënë ai.

Muhaxheri thotë se Peja ka terrenin e cila e bën qendrën me të përshtatshme për skijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme