Muhaxheri: Djali i ri i BOREA-s nuk mund të jetë shok i Mustafës

Muhaxheri: Djali i ri i BOREA-s nuk mund të jetë shok i Mustafës

26 prill 2017 20:44

Bartësi i projektit BOREA” është kompania Litner e cila ka koncorzium me kompaninë tjetër, gjë që nuk e bën më pak të rëndësishëm rëndësinë e kësaj kompanie.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në Rubikon të KTV-së, ka folur për tri kushtet që i kanë pasur karshi kompanisë fituese.

"Ajo që kemi kërkuar prej këtij departamenti kanë qenë tri kushte, njëri ka qenë që konzorciumet t'i kenë pasqyrat financiare, t'i kenë të publikuara dhe t'i kenë pozitive, kriteri i dytë ka qenë që të ndërtohet për dy vite qendra dhe kriteri i tretë ka qenë që ndërtimin e qendrës e fiton kompania e cila jep më së shumti tarifa për BOREA-n", ka thënë ai.

Tutje, Muhaxheri ka thënë se një njohje eventuale e kompanisë që është në partneritet me kryeministrin Isa Mustafa nuk është e mundur.

"Nuk mund të dij nëse është shok i Isa Mustafës, është një djal i ri i cili nuk mund të jetë shok me Isa Mutafën", ka thënë Muhaxheri.

Gjatë vitit Muhaxheri tha se është paraparë që qyteti të ketë rreth 240.000 vizitorë.

Lexoni edhe: AAK procesin për qendrën e skijimit “Borea” në Pejë e quan jotransparent

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme