Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati që do ujë, drita dhe...nuse

Të lënë në harresë për thuajse çerek shekulli, banorët e fshatit Skilaj kërkojnë t’u rregullohet rruga  qe i lidh me aksin nacional. Uji që shkon në shtëpitë e banorëve është i përzierë me ujëra të zeza. Jo më larg se dy muaj më parë 4 fëmijë të këtij fshati u prekën nga hepatiti, transmeton tch.

“Duam rrugë të shtruar dhe të sistemuar. Të rishikohen telat e korrentit se janë të kohës së komunizmit”, shprehet një prej banorëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“tek  shkolla 8-vjecare kur bie shi bashkohen telat, rrezikohen fëmijët nga korrenti”, tregon një banor tjetër.

Në fshatin me 1 mijë banorë  nuk kërkojnë vetëm ujë, drita, dhe  kanale vaditëse por edhe nuse. Ata thonë se vajzat nuk pranojnë të martohen me djemtë,  për shkak të kushteve të këqija në këtë fshat të njësisë administrative Karbunarë në Lushnje, 

“Nuk na vinë nuset, e di sa çuna beqarë ka këtu...30”, shprehet një grua.

"Ne paguajmë taksë gjelbërimi, ndriçimi, për plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë kusht. Shumica je djemve janë beqarë nën 27 vjeç pa perspektivë, thotë një i ri. 

Fshati Skilaj ndodhet 9 km nga qyteti i Lushnjes, por mungesa e rrugëve ka bërë që këtyre banoreve t’u shtohet largësia me qytetin.