Thaçi kërkon monitorimin e ndërkombëtarëve në zgjedhjet lokale

26 prill 2017 19:07

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kërkuar monitorimin e këtyre zgjedhjeve nga misionet ndërkombëtare, raporton KTV.

Këtë presidenti e ka bërë nëpërmjet një letre që ia ka dërguar përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Ftesa e Thaçit dërguar përfaqësueses së BE-së, ka përkrahjen edhe të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Albert Krasniqi nga KDI-ja, ka thënë se misionet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve janë gjithmonë të mirëseardhura.

Ai ka përmendur rastin e organizimit për herë të parë të zgjedhjeve edhe në veri të vendit, ku ishte e pashmangshme prania e ndërkombëtarëve, por sipas tij, Kosova tani është në një fazë krejt tjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme