Arbëri

Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton sërish për grantet milionëshe

Descriptive Text

Janë bërë gati dhjetë ditë qëkur Kuvendi i Kosovës i ka dërguar për të dytën herë ftesë Ministrisë së Bujqësisë që të caktojë njërin nga tre zëvendësministrat për të raportuar rreth dyshimeve për keqpërdorimin e miliona eurove nëpërmjet granteve, e për të cilat javë më parë ka raportuar “Koha Ditore”.

Mirëpo, edhe pse ishte planifikuar që ky raportim të ndodhë të premten në Komisionin parlamentar për bujqësi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në mbledhje nuk është paraqitur askush nga Ministria, shkruan sot “Koha Ditore”.

Administrata e Kuvendit ka deklaruar se i ka dërguar ftesat, por se nuk ka njohuri nëse ato janë pranuar. Në anën tjetër, deputetët kanë kundërshtuar ashpër mosardhjen e zyrtarëve të Ministrisë. Në shenjë proteste, deputeti i VV-së, Sali Zyba, e ka lëshuar mbledhjen.

Fillimisht kryetari i Komisionit, njëherësh deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se ai personalisht i ka thënë kryeministrit, Ramush Haradinaj, që të delegojë ndonjërin nga zëvendësministrat ose të vijë vetë për të raportuar lidhur me çështjen e granteve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)