Arbëri

Selimi thotë se Qeveria s’duhet rrëzuar për shkak të taksës por për keqqeverisje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Qeveria nuk duhet të rrëzohet për shkak të taksës ndaj Serbisë, por ajo duhet të japë dorëheqje për shkak të keqqeverisjes.

“Nuk duhet që të vijmë në këtë pozicion për shkak të taksës, nuk duhet që Qeveria e Kosovës të rrëzohet për shkak të taksës, nuk duhet që Qeveria të rrëzohet për shkak të Serbisë. Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje për shkak të keqqeverisjes. Ne jemi që Qeveria të ikë e taksa të mbetet, Qeveria e ardhshme ta vazhdojë taksën”, tha ai në televizionin publik.

Selimi ka thënë se ndaj Serbisë duhet edhe taksë tregtare e edhe reciprocitet politik.

Sipas tij, PSD-ja e ka braktisur opozitën ashtu siç e kishte braktisur votën e qytetarëve.