Arbëri

Kryemadhi: Para Parlamentit 100 mijë shqiptarë, paralajmërimet për dhunë propagandë e Ramës

Descriptive Text

Protestës i janë bashkuar edhe krerët e partive opozitare, Lulzim Basha i PD-së, Monika Kryemadhi e LSI-së, si dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Me këtë rast Kryemadhi tha se nëse opozita nuk do të kishte të drejt nuk do të ishin mbi 100 mijë shqiptarë në shesh. Sipas saj, kjo është protesta më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë .

“Po të mos kishte të drejt opozita, nuk do të mblidhen mbi 100 shqiptarë në shesh”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për dhunë në protestën e sotme, janë vetëm propagandë.

“Kam zhvilluar takime jo vetëm me Ambasadoren gjermane por me shumë Ambasadorë të tjerë, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar se është një makineri propagande. Po të shikoni deklaratat e qeverisë, thonë do digjet kuvendi. Mos u çuditni që Edi Rama do të djegë Kuvendin për të ndërtuar kullën që nuk e ndërtoi te Teatri Kombëtar”, tha Kryemadhi.