Arbëri

Vuçiq: Shqiptarët nuk duan konflikt të ngrirë, SHBA e Europa kërkojnë zgjidhje sa më parë

Foto: Tanjug

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se shqiptarët nuk duan konflikt të ngrirë, meqë dëshirojnë konsolidimin e plotë të shtetit që e kanë shpallur më 2008, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa po shpejtojnë drejt zgjidhjes meqë "po e shohin nervozizmin e shqiptarëve" që mund të përfundojë në konflikt.

TV Prva të Beogradit ai i tha se një incident mund të shkaktojë konflikte, ndërsa ky pushtet dëshiron t'i shmangë ato, transmeton Koha.net.

Siç citohet të jetë shprehur "unë kam guxim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, porse nuk do të kam mbështetje për asnjë nga zgjidhjet që do të ofroja".