Arbëri

Rama- Basha, replika në Facebook

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin me statuse në rrjetet sociale në Facebook. Menjëherë pas fjalimit të Lulzim Bashës në çadrën e protestës, kryeministri Edi Rama postoi një status në Facebook.

“Një zë i ngjirur bërtet për t’u treguar përralla qorrave që s'duan të shohin shurdhëve që s'duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty”, shkroi Rama.

Nuk ka vonuar as përgjigja e kundërshtarit të tij politik, sërish me një status në Facebook. “Zëri im shërohet prapë po mendjes tënde si do ja bësh...”, shkruan Basha.