Arbëri

Bildt: Edhe Shqipëria në prag kolapsi politik

Bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt thotë se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik.

Në “Twitter”, ish-ministri i Jashtëm suedez komenton zhvillimet në Ballkan, duke postuar një artikull për thirrjet e opozitës për mosbindje civile, pas dështimit të BE-së për të negociuar fundin e krizës, shkruan tch.

Me komentin “Situata në Maqedoni është e keqe, ndërsa edhe në Shqipëri është në prag të një kolapsi politik”, Bildt ka zgjedhur të publikojë një artikull të “Tirana Echo” për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa udhëheqësi i opozitës u bën thirrje mbështetësve të bëhen gati për mosbindje civile në të gjithë vendin.

Basha tha se protestat do të përshkallëzohen pas dështimit të bisedimeve politike. Thirrja për mosbindje civile shënon një kapitull të ri të bojkotit 66-ditor të opozitës në Parlament dhe protestës së pandërprerë përballë zyrës së kryeministrit Rama, thuhet në artikullin në anglisht të “Tirana Echo”, të postuar nga politikani suedez.