Arbëri

Thaçi thotë se interesi nacional është mbi vota

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi sot se Kosova është me fat që ka një përkrahje unike nga SHBA dhe nga të gjitha institucionet e saj pa asnjë dallim.

Ai këto komente i bëri në "Women in Energy Scholarship Program", ku tha se mbështetja amerikane do të arrijë qëllimin nëse Kosova është në paqe me vetveten dhe fqinjët e vet, pasi asnjë investitor nuk vjen në rajon nëse flitet për luftë, transmeton KosovaPress.

Thaçi theksoi se SHBA është e fokusuar për të ndihmuar Kosovën në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

"Ëndrra e Kosovës shtet i suksesshëm e prosperues arrihet vetëm nëse dalim nga gjendja e status-qou. E di që nuk fitohen shumë vota kur flitet për dialog, mua nuk më duhet vota. Interesi nacional është mbi vota. Uroj që këto investime të MCC në të mirë të qytetarëve të rriten të shumëfishohen në arritjen e objektivave që kemi me SHBA. Jam i bindur se Kosova do të dalë fituese dhe gratë që do të fitojnë nga këto bursa, do të kthehen me sukses më të madh”, tha ai.