Arbëri

Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë

Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë.

Sot një takim me ta e ka pasur Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili së fundmi ka kundërshtuar një thirrje të SHBA-së për heqjen e taksës për produktet serbe.

“Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë!”.