Arbëri

Newborni nesër me ngjyra të reja

Deputiti i PSD-së dhe kreatori i “Newbornit”, Fisnik Ismaili, ka bërë të ditur se përmendorja te Pallati i Rinisë në Prishtinë është gati me ngjyra të reja.

Përmendorja “Newborn” do të prezantohet nesër me ngjyra të reja për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Ismaili, përmes një postimi në Facebook ka treguar se secila shkronjë e “Newbornit” do të ketë ngjyra dhe kuptime të ndryshme.

Gati gati për nesër...

N - nature/natyrë

E - energy/energji

W - water/ujë

B - bio/jetë

O - oxygen/oksigjen

R - recycle/reciklim

N - nature/natyrë

Ruaje tënden. #NEWBORN11”, ka sqaruar Ismaili në postim.

Image