Në vazhdën e aktiviteteve nga vizita zyrtare në Kuvendin e Kroacisë , delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, u takua edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kroacisë në SEECP, Predrag Matiq.
Në ketë takim, delegacionet këmbyen mendimet rreth bashkëpunimit për SEECP, veçanërisht për kërkesën e Kosovës për të kryesuar SEECP. Delegacioni i Kosovës shfaqi mirënjohjen për kontributin e delegacionit të Kroacisë dhënë Kosovës me rastin e përcaktimit të kryesimit nga ana e Kosovës të Komisionit për Ekonomi, Energjetikë e Tregti të SEECP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Matiq, mes diskutimeve të tjera me delegacionin e Kosovës, deklaroi gatishmërinë e delegacionit kroat për mbështetjen e paskajshme në kërkesat e Kosovës”, thuhet në një njoftim për media të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni u takua edhe me Grupin e Miqësisë Kroaci-Kosovë, të kryesuar nga Andrija Mikuliq. Delegacionet diskutuan lidhur me pozitën e komunitetit kroat në Kosovë dhe të atij shqiptar në Kroaci, me ç’rast u shpreh gatishmëria e të dy palëve për avancimin e pozitës se tyre në shoqëritë respektive.
Në takim, po ashtu u shpreh gatishmëria dhe interesimi i palëve për nismën e aktiviteteve në kuadër të grupeve të miqësisë, si dhe u iniciua mbajtja e takimit të parë midis dy grupeve.