Arbëri

Vuçiqi ankohet për lobimin e Hoxhajt në Munich

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është ankuar në mediat e Serbisë për lobimin që zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po bën gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Vuçiq para mediave serbe tha se lobimi që po bën ekipi i Kosovës në Munich është i veçantë, duke folur për Kosovën dhe duke paraqitur si anët e forta ashtu edhe ato të dobëta. Ai përmendi faktin që Hoxhaj flet gjermanishten rrjedhshëm, duke theksuar se kjo është po ashtu një armë e fortë lobimi.

“Ata po bëjnë punë shumë serioze. Kanë sjellë shumë njerëz këtu dhe po bëjnë lobim të jashtëzakonshëm. Kam parë shkurt edhe Enver Hoxhajn. Ai flet një gjermanishte perfekte që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar punës së ekipit kosovar.