Arbëri

​Në Shqipëri sot mot i vranët e me reshje të lehta bore

Foto: Ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të cilat në verilindje, lindje dhe juglindje do të jenë të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në verilindje në lartësinë mbi 300 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi 800 metër parashikohen reshje bore në intensitet të ulët.

Mjegulla e mjegullina do të bëhen të pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore dhe zonat malore për shkak të temperaturave në vlerat negative, transmeton KP.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-10m/sek. Përkohësisht në vijën bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri 20m/sek duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3.